(VIDEO) Mickoski sfidon Kovaçevskin: Nëse kalojnë ndryshimet kushtetuese do të tërhiqem nga politika

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkonë  që pushteti menjëherë pas pushimeve të caktojnë seancë në Kuvend për ndryshime kushtetuese. Mickoski theksoi se nëse 80 deputetë votojnë për ndryshime në Kushtetutë ai të nesërmen do të tërhiqet përgjithmonë nga politika, por në të kundërt, Mickoski kërkonë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Besoj në çdo deputet të grupit parlamentar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe në këto rrethana asnjëri nuk të votojë për ndryshimin e Kushtetutës dhe se nëse ndodh një gjë e tillë do të largohem përgjithmonë nga politika. Sepse kam besim të plotë tek të gjithë”.

Mickoski kërkon nga qeveria që menjëherë pas kthimit të deputetëve nga pushimet vjetore, ta’I vendosin në rend dite ndryshimet kushtetuese.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Pika e parë e seancës së parë në Kuvend të jetë Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe nëse mbledh 80 deputetë, premtimin do ta përmbush menjëherë në të njëjtën ditë. Nëse nuk i ka 80 deputetë, atëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Ndërkaq, nga LSDM I janë kundërpërgjigjur Mickoskit duke  ia rikujtuar se e ka të kotë kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. sipas LSDM-së zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, në vitin 2024.

LSDM

“Për këtë Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë konfuzë, në mëngjes kërkojnë referendum, në mbrëmje zgjedhje të parakohshme. Mickoski nuk e di çfarë të bëjë për të shpëtuar karrigen në pallatin e bardhë pasi ia kthyen shpinën partnerët e koalicionit”.

Nga LSDM, më tej theksojnë se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk mund të shantazhojnë askënd, duke shtuar se të gjitha përpjekjet e tyre për destabilizimin e vendit, të gjitha gënjeshtrat e tyre për asimilim dhe bullgarizim dështuan.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like