(VIDEO) Mickoski: Qytetarët paguajnë dyfish më shumë rrymën sesa në vendet e rajonit

by admin
Spread the love

Nga gjysma e vitit 2021 e këndej, bizneset në Maqedoni paguajnë rrymë dyfish më shumë në krahasim me vendet fqinje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski.

Sipas Mickoskit, kjo ka  bërë që shumë biznese të vendit  mos të jenë konkurrente në treg, madje edhe shumë prej tyre tanimë janë mbyllur, për shkak se nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e energjisë elektrike, që sipas tij e gjithë kjo ndodhë nga paaftësia e pushtetit.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“U bëj apel organeve kompetente, në vend që të vazhdojnë kokëfortësinë, të vazhdojnë punën, të ndalen që mos ta vjedhin më ELEM-in, të ndalen  vjedhjet që ju bëjnë qytetarëve dhe t’ju mundësojnë bizneseve që në këto kohëra të vështira të mbijetojnë, sepse këta janë heronjët e këtyreve kohërave”.

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, përsëri ju bëri thrirje organeve kompetente, që të ndalen me deklaratat, i cili i quan të kota, por të njejtit të sigrojnë energji elektrike për qytetarët, që  të jetë ndihmë për qytetarët dhe ekonominë.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Në të njëjtën kohë, më vjen keq që çdo ditë ka çmime më të  larta për qytetarët, të cilët paguajnë edhe 50 për qind fatura më të larta për rrymë. Ndërsa ajo që më së shumti më mahnit është informata që nga 1  janari ato fatura në mënyrë të vazhdueshme do të jenë ende më të larta”.

Sipas Mickoskit, korrupsioni i lartë, energjia elektrike e shtrejtë ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë shteti më i varfër në rajon.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like