(VIDEO) Mickoski: Optimizmi i Kovaçevskit për ndryshimet kushtetuese është politikë

by admin
Spread the love

Kanë kaluar më shumë se 15 muaj që përsëris të njëjtën gjë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Po them që nuk do të ketë, por në të ardhmen, kur VMRO-DPMNE të jetë në qeveri, nuk do të ketë ndryshim të rrethanave, nëse nuk shohim përparim, sepse tani është tërësisht në drejtim të kërkesave bullgare, tha lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, fakti që Dimitar Kovaçevski ende lë hapësirë ​​dhe është optimist se do të mblidhen dy të tretat për ndryshimin e Kushtetutës është vetëm politikë.

 HRISTIJAN MICKOSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Për mua ai optimizëm i tij është vetëm politikë, sepse në këtë mënyrë do t’i mbajë të mobilizuar ata pak njerëz që kanë mbetur në selinë e LSDM-së, që të thotë ja ndryshimet kushtetuese vetëm sa nuk kan ndodhur”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se DPMNE-ja opozitare nuk ka bërë asgjë, nuk ka përkrahur as marrëveshjen me FRONTEXT-in e as Ligjin për gjuhën maqedonase.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski tha se kanë mbetur edhe pak më shumë se pesë muaj deri në fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet presidenciale, kështu që do të shohin se si do të shkojnë gjërat për zgjedhjet parlamentare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like