(VIDEO) Mickoski: Nuk flas për ndryshimet kushtetuese!

by admin
Spread the love




Kreu opozitar i VMRO-DOMNE-së, Hrsitijan Mickoski, nuk heq dorë nga qëndrimi i tij, se në tryezën e përbashkët të liderëve partiak duhet të bisedohet për gjërat thelbësore dhe problemet reale të qytetarëve dhe jo për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se këto ditë do të konsultohet me partitë e koalicionit dhe me grupin parlamentar nëse duhet të jetë pjesëmarrës në takimin e inicuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa shtoi se ende nuk e ka marrë ftesën, dhe nuk e di planin e takimit. Sipas tij, tani është vonë për konsultime të gjëra në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ndërsa në kohë krize e arsyetoi diskutimin për zgjidhje të parakohshme parlamentare.

Hristijan Mickoski, kreu i VMRO-së

“Konsultime të gjëra duheshte para pesë-gjashtë javëve të ketë kur e shiti Maqedoninë dhe kur mendonte se bën vepra heroike, ndërsa në realitet ka kapitulluar. Tani është vonë dhe nëse nuk ka shumicë për ato ndryshime, ndërsa nuk ka, duhet të flasim për datë për zgjedhje të parakohshme”

Për momentin vetëm partia në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim e ka pranuar ftesën e kryeministrit, të cilët thonë se është i nevojshëm një takim i liderëve partiak, duke pasur parasysh se për ndryshimet kushtetuese nevojiten 2/3 e votave në Kuvend, për të cilën duhet bashkëpunim mes partive politike.

Ndërsa partitë tjera ende nuk e kanë dhënë qëndrimin e tyre nëse do t’i bashkohen tryezës së liderëve partiak, ku do të diskutohet për të ardhmen evropiane.

Тakimi pritet të mbahet ditën e hënë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonsië së Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 


You may also like