Kjo marrëveshje duhet të ndahet me popollin, me ju mediat, që pastaj të hapni një debat publik dhe të bisedojmë ballë për ballë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse sipas tij është e pranueshme që vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie ta shohin kontratën që qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e ka nënshkruar me Bechtel-in dhe Enkën. Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar ka shpallur në opinion të paktën 10 dilema, të cilat i konsideron si historikisht kriminale.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Kemi hapur të paktën 10 dilema në periudhën e kaluar që kanë të bëjnë me këtë marrëveshje, të cilën e konsiderojmë si kriminale historike. Madje do të thosha se sipas ndikimit që kanë këto pjesë problematike të marrëveshjes, janë krim më i madh se koha e tranzicionit, kur praktikisht dhjetëra, qindra bashkëqytetarë tanë humbën punën”.
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për media tha se dëshiron të rikujtoj opinionin se Aleksandar Nikolloski është përmendur si burim i lajmeve të rreme nga ambasadat dhe është demantuar nga të njëjtat institucione ndërkombëtare. Ajo që dëshiron të bëjë Aleksandar Nikolloski në statusin e tij dhe VMRO-DPMNE-së përmes deklaratave të tij pikërisht për këtë temë është të spinojë një ligj që është plotësisht i qartë, theksoi Kuzeska. Më saktë do t’i referohem Ligjit, që opinioni të mos ketë dyshime, tha ajo.
BOGDANKA KUZESKA ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Ligji për përcaktimin e interesit publik për emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit të infrastrukturës 8 dhe korridorit 10D është miratuar në vitin 2021, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 korrik të po këtij viti, që do të thotë se është i disponueshëm për publikun, si dhe punët në nenin 11, pra në pjesën ku rregullohet angazhimi i punëtorëve nga vendi dhe jashtë, detyrimi për partnerin strategjik për përdorimin e të paktën 51% të burimeve lokale, është shprehur qartë”.
VMRO-DPMNE vazhdimisht kërkon shpalosjen e marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/