(VIDEO) Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme për të tejkaluar krizën

by admin
Spread the love

Për dallim nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka vazhduar të kërkojë zgjedhje parlamentare të parakohshme, pasi sipas tij, kjo është e vetmja zgjidhje për të dalur nga kjo krizë që ka kapluar vendin. Ai gjithashtu tha se  sa më gjatë që kjo qeveri të qëndroj në pushtet, aq më pak njerëz do të mbeten në Maqedoninë e Veriut.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Janë të paaftë, sistemi ka dështuar nuk dinë se çfarë bëjnë. Është koha për zgjedhje të parakohshme që të vijnë njerëz në institucione, njerëz që dinë se si të përballen me këto incidente. Sot është loja me bomba, nesër do të vij diçka tjetër, dhe kështu ne do të sillemi në rreth… Këto i mbajnë njerëzit në panik, në frikë, njerëz të paaftë. Me një fjalë, janë të paaftë andaj na nevojiten zgjedhje të parakohshme. Një gjë është e qarta sa më gjatë të qëndroj kjo qeveri, aq më pak njerëz do të mbeten këtu”.

Hristian Mickoski, i cili mori pjesë në komunën e Butelin, ku  bashkë me kryetarin e kësaj komune Darko Kostovski, përuruan një fushë sportive  për të rinjët, akuzoi qeverinë se  për komunën e Likovës do të ketë 200 milionë denarë, ndërsa për komunën e Butelit  dhe për komunën e Shtipit do të ketë 0.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Nëse ka 200 milionë, para nga qytetarët, për Likovën, të paktën lejoni Butelit, Shtipit, Gazi Babës, Aerodromit që vetë të sigurojnë para, nuk kërkojnë nga Qeveria, vetë të sigurojnë financim të projekteve nëse ka 200 milionë për Likovën, le të ketë të paktën mundësi që ata vetët të sigurojnë ndonjë denar”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, tha se  VMRO-DPMNE  është e vetmja parti që është e hapur dhe që drejtonë kritika për pushtetin. Ai gjithashtu deklaroi se çdo herë do të lufrojnë krimin dhe korrupsionin.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like