(VIDEO) Mickoski ka komentuar refuzimin që i bëri Ali Ahmeti takimit të liderëve

by admin
Spread the love

Përderisa Qeveria vlerëson se nuk duhet të ulet me ne në tavolnë, ne e pranojmë nuk është problem, le të vendosin ata datat e zgjedhjeve, ne do të dalim në zgjedhje dhe do t’i fitojmë. Kështu e komentoi  kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se nuk është e nevojshme takim liderësh për caktimin e datave të zgjedhjeve parlamentare dhe presedenciale. Por, sipas Mickoskit, pushteti aktual LSDM-BDI pas zgjedhjeve duhet të përgaditet që të shkojë në opozitë.

 Hristijan Mickoski

“Nëse nuk pranojnë takim liderësh, datat  shumë shpejtë do të jenë në tavolinë, Kushtetua dhe ligjet janë të pamëshirshme. A do të zgjidhet  data e zgjedhjeve me takim liderësh apo në mënyrë të dhunshme, ky është vendimi i tyre. Ne vlersuam të kemi qasje shtetërore, që në dekadëshin e fundit ka qenë praktike, që të zgjidhen ato data, që të mos hyjmë në krizë kushtetuese”

I pyetur për deklaratën e kryeministrti, Dimitar Kovaçevski, i cili dje tha se në zgjedhjet e ardhshme do ta fitojnë bindshëm VMRO-në, Mickoski i bëri thirrje kreu të Qeverisë që të mos fshihet nën fustanet e BDI-së, por të dalin në zgjedhje dhe ti masin forcat.

Hristijan Mickoski

“I bëj thirrje që të inkurajohet dhe të mosj jetë frikacak, të mos fshihet nën fustane e partnerëve të kolaicionit, le të dal në zgjedhje dhe të përballemi para qytetarëve, dhe do ta shohim se kush është ai, nëse do të na mund, apo nëse rezultati do të jetë ndryshe. Le të na presë, ne jemi të gatshëm që nesër të shpërndahet Kuvendi dhe menjëherë të shkojmë në zgjedhje”

Dy ditë më parë, kreu i BDI-së, tha se nuk ka nevojë për takim liderësh, dhe se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, ndërsa theksoi se fokusi duhet të jetë tek ndryshimet kushtetuese.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like