(VIDEO) Meyer: Shtetet e Bashkuara po dëgjojnë dhe presin, ne kemi investuar 10 milionë dollarë në gjyqësi

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë rezultate, dhe jo thjesht strategji për t’u marrë me korrupsionin. Kështu porositi nënkryetari i misionit amerikan, Erik Mejer, në konferencën rajonale për luftën kundër korrupsionit në Shkup, duke theksuar se janë duke monitoruar me kujdes angazhimet të cilët po ndërmerren në këtë drejtim. Ai tha se SHBA po kërkon llogari për premtimet e bëra deri më tani dhe paratë e shfrytëzuara për gjyqësorin.

Erik Mejer, nënkryetar i misionit amerikan

“Çdo vend është përgjegës për angazhimet politke që ka marrë. Pa këtë, udhërrëfyesi për të luftuar korrupsionin nuk është gjë tjetër veçse një plan strategjik i pazbatuar, që do të t’i lërë qytetarët të zhgënjyer. Presim rezultate pas investimit të dhjetra milionë dollarëve në drejtësinë penale në Maqedoninë e Veriut, dhe do të monitorojmë zbatimin e obligimeve të marrë”

Mejer theksoi se ka nevojë urgjente për një përballje me korrupsionin, por për të arritur këtë, siç tha ai nuk mjaftojnë qëllimet e mira të shprehura nga institucionet, por duhet shumë më tepër. Si arsye të korrupsionit, ai vuri në dukje mungesën e transparencës, nepotizmit, miqësisë, madje edhe mentalitetit, duke i bërë thirrje institucioneve, mediave dhe Organizatave joqeveritare të përfshihen në çrrënjosjen e tyre, me mesazhin se është koha për të thënë mjaftë.

Ai gjithashtu përmendi rastin në Parlamentin Evropian, të cilët treguan se BE-ja po përballet me korruspion, por edhe sistemi tregoi se funskionin dhe se e trjaton shpejtë, duke I bërë thirrej qeverisë së Maqedonisë së Veriut  të udhëheq luftën kundër korrupsionit, në mënyrë  që ajo të përfshije zbatimin e ligjeve dhe sanksioneve.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like