VIDEO/ Merr bukur krahun dhe ia servir golin Falkaos, mbrojtësi shqiptar jep asistin e parë në La Liga – Shqip

by admin
Spread the love

Ivan Balliu ka bërë një paraqitje mjaft pozitive mbrëmjen e sotme në fitoren 3-1 të Rajo Vajekanos kundër Kadizit. Mbrojtësi shqiptar dhuroi asistin e tij të parë në La Liga për këtë sezon. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka marrë bukur krahun e djathtë në minutën e 44-t dhe ia servir golin Falkaos.

Ky i fundit tregon se është ende vrastar në zonë, teksa shënon golin e tij të 3-të në po aq paraqitje me Rajo Vajekanon. “Tigri“ kolumbian ka nisur menjëherë festën dhe sigurisht që gëzimin do e ndante pikërisht me lojtarin që i dhuroi topin në zonë, Ivan Balliun./Halit Delibashi-Shqip/

You may also like