(VIDEO) Memorandum për linjë të shpejtë hekurudhore Shkup-Nish-Beograd

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan memorandum bashkëpunimi për linjë të shpejtë hekurudhore Shkup-Nish-Beograd. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiq dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së, Bllagoj Boçvarski, kurse të pranishëm ishin edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski dhe ajo e Serbisë Ana Brnabiq.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Bëhet fjalë për një hekurudhë që në fazën e parë duhet të ndërtohet në gjatësi rreth 50 kilometra në territorin e RMV-së dhe synimi është, siç tha kryeministrja e Serbisë, që korridori 10 të ndërtohet tërësisht  me një hekurudhë të re që do të jetë nga Shkupi në Selanik pastaj nga Selaniku në Pire dhe Athinë. Shpejtësia komerciale e kësaj hekurudhe do të jetë së paku 160 km/h”.

Sipas kryeministres serbe Ana Bërnabiq, nga ana serbe është përfunduar rruga hekurudhore e shpejtë nga Beogradi deri në Novi Sad, kurse nga fundi i vitit 2024 është planifikuar të mbaroj pjesa me Suboticën, me të cilën Serbia do ta përfundoj gjithë pjesën deri në Hungari.

Ana Bërnabiq, kryeministre serbe

“Presim që deri në fund të vitit 2025 edhe Hungaria do ta mbaroj pjesën nga Budapesti deri në Suboticë. Vazhdojmë të angazhohemi në hekuruhën e Koridorit 10 me modernizimin e hekurudhës nga Beogradi deri në Nish. Plani jon ishte edhe nga Nishi në Preshevë”.

Ndërkaq, VMRO-ja opozitare i bënë thirrje Kovaçevskit të kthehet në vend sepse këtu nuk ka asnjë tren funksional, para se të nënshkruaj memorandum për hekurudhë me finjët.

VMRO-DPMNE

“Lutet Dimitar Kovaçevski  të kthehet në Maqedoni, që të mos e njëllos vendin në skenë të hapur. Kovaçevski nënshkruan memorandum për hekurudhë të shpejtë, kurse në vend nuk ka asnjë tren funksional i cili udhëton më Maqedoni”.

Ky projekt rrjedh nga iniciativa  e “Ballkanit të Hapur”.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like