Video/ Mbyllet shkolla “Mehmet Akif Ersoy”, nxënësit në protestë: Anulloni këtë vendim

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngritur në protestë ditën e sotme pas vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e tij.

Sikurse duket në pamjet e siguruara  nga“Opinion.al”,  nxënësit e kësaj shkolle me pankarta në duar i drejtohen qeverisë me thirrjen “anulloje këtë vendim”.

Sakaq, paraditen e sotme ministrja e arsimit Evis Kushi tha se ky vendim ka ardhur pas konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit se zotëruesit e licencës në fjalë kanë kryer një sërë shkeljesh të legjislacionit.

Sipas saj kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Po ashtu theksohet se ky kolegj nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre. Më tej Kushi shton se në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

You may also like