(VIDEO) Markoviq: Presion ndërkombëtar dhe angazhim diplomatik për një marrëveshje me Bullgarinë

by admin
Spread the love

Profesori universitar Nenad Markoviç për Radio Evropa e Lirë ka folur në lidhje procesin e bisedimeve dhe marrëveshjen e mundshme me Bullgarinë. Markoviç  shprehet se nuk është optimist se vendi do ta marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Sipas tij, disa herë është premtuar kjo gjë por më pas gjithmonë ka dalë një arsyetim për ta shtyrë procesin.

NENAD MARKOVIÇ – PROFESOR UNIVERSITAR

“Shumë herë ata thanë deri në fund të vitit, kështu që jam më pak më pak optimist sesa në situatat e mëparshme kur u njoftua. Pas dy vetove mundtë ndodhë edhe e treta.  Është normale që një person të tregojë shenjat e para të skepticizmit dhe përmbajtjes. Më duket se është shumë herët, duke pasur parasysh që duhet të formohet një qeveri në Bullgari.  Duhet kaluar pak kohë për akomodimin e atij problemi”.

Profesori Markoviq  e përmend edhe palën greke, ndërsa deklaron se kemi parë lëshime nga ana e Greqisë,  e cila u detyrua të pranojë popullin maqedonas dhe gjuhen maqedonase.

NENAD MARKOVIÇ – PROFESOR UNIVERSITAR

“Dallimi thelbësor është se ne kemi parë lëshime nga pala greke. Edhe ne pranuam pasoja të caktuara identitare në nenin 7, që nuk më bën shumë të lumtur, por le të themi se nuk kishte konsensus për atë temë midis grupit etnik maqedonas e popullit maqedonas”.

Markoviç më tej deklaron se do të duhet të ketë një guxim diplomatik në lidhje me formulimin e një marrëveshjeje me Bullgarinë dhe do të shihet se kur do të jetë momenti i volitshëm. /SHENJA/

You may also like