(VIDEO) Mariçiq: Reformimi i administratës sfidë drejt BE-së

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri  për çështje evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, sot në prezantimin e tij hyrës të skriningut shpjegues për reformën e administratës publike, theksoi se kjo fushë do të jetë e rëndësishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, dhe një sfidë tjetër në grupin e quajtur “Themelet”

BOJAN MARIQIÇ ZËVENDËSKRYEMINISTRI  PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Në periudhën përpara nesh do të duhet të fokusohemi në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve evropiane në reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e ekspertizës së nëpunësve civilë”.

Mariçiq tha se kjo është e rëndësishme, si për përmbushjen e detyrimeve në rrugën europiane, ashtu edhe për krijimin e një administrate që do t’i shërbejë me cilësi nevojave të qytetarëve. Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiç, tashmë reforma e administratës publike është përcaktuar posaçërisht si një fushë dhe është pjesë e  grupit “Themelet” dhe kjo vetëm tregon rëndësinë që do të ketë për të gjithë procesin.

BOJAN MARIQIÇ ZËVENDËSKRYEMINISTRI  PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Ne e dimë mirë se padyshim do të jetë thelbësore për dinamikën e negociatave në tërësi. Modernizimi dhe përmirësimi i administratës shtetërore dhe publike duhet të konsiderohet si bazë e të gjithë sektorit publik nga i cili varet zhvillimi në çdo shoqëri demokratike”.

Mariçiq, si negociator kryesor, bëri një pasqyrë të shkurtër të arritjeve të Maqedonisë së Veriut në këtë fushë në vitet e kaluara, duke theksuar se mbështetja politike është vazhdimisht e pranishme përmes punës së Këshillit për Reformën e Administratës Publike, të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Është formuar një grup pune për përgatitjen e një strategjie të re për reformën në administratën publike, për periudhën 2023-2030. Grupi i punës përfshin përfaqësues nga të gjitha palët e interesuara, si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga sektori civil. Aktualisht po punohet në tekstin e strategjisë dhe në tetor fokusi do të jetë në aktivitetet e reja që do të jenë pjesë e planit të veprimit. Këto dy dokumente do të miratohen deri në fund të vitit, tha Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like