(VIDEO) Mariçiq: Raporti i progresit hap mundësi të reja për vendin

by admin
Spread the love

Kemi reforma të qëndrueshme, progres dhe para nesh janë mundësi të reja. Kështu deklaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili e vlerësoi pozitiv Raportin Vjetor nga Komisioni Evropian për vitin 2022, për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, vendi në klasterin “vlera fundamentale” qëndron më mirë në rajon, klaster ky që është më i rëndësishëm për dinamikën e negociatave.

Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për Çështje Evropiane

“Komisioni Evropian që në fillim përshëndeti fillimin e procesit të negociatave, gjë që u konfirmua edhe nga komisioneri Varhei gjatë konferencës së djeshme për shtyp me deklaratën se ‘Mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare më 19 korrik 2022 është një pikë kthese e re në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, sepse kanë filluar negociatat për anëtarësim’. Kjo është një njohje e përkushtimit të vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe arritjeve në zbatimin e reformave, veçanërisht në grupin “Vlerat Themelore”, ku vlerësohet se progresi në gjyqësor është në rritje, dhe kërkohet të vazhdohet trendi i punës së pavarur”

Ambasadori i BE-së, David Geer, duke komentuar rapotin e Komisionir Evropian për Maqedoninë e Veirut tha se procesi i skriningut duhet të shkojë paralelisht me reformat dhe në zbatimin e tyre duhen të përfshihen të gjithë, pa përjashtime.

David Geer, ambasador i BE-së

“Procesi i skriningut që po vazhdon pozitivisht, duhet të shkojë paralelisht me reformat. Vendi duhet të zbatojë reforma intensive në administratën publike, por edhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit. Tani RMV është shtet negociator. Kjo në vete mban shumë mundësi por edhe përgjegjësi, por nënkupton se ka urgjencë për të vazhduar me reformat dhe ka nevojë për më tepër dinamikë në progresin e reformave dhe për këtë ky raport ka rëndësi të veçantë”

Geer, gjithashtu komentoi edhe punën e Kuvendit, i cili tha se duhet të kufizohet procedura e miratimit të ligjeve, pasi një pjesë e madhe e ligjeve kanë ngecur dhe ende nuk janë miratuar.

Ndërsa, në lidhje me hapjen e shoqatave bullgare, ai tha se vendi ka dosje të mirë me respektimin e bashkësive pakicë dhe se Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar qartë se linja është tejkaluar.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like