(VIDEO) Maqedonia e Veriut ka bllokuar hapësirën ajrore për avionët rusë

by admin
Spread the love




Maqedonia e Veriut i është bashkuar vendeve që kanë vendosur që ta bllokojnë hapësirën ajrore për aeroplanët rus, një vendim i marrë pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani njoftoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të ndalojë linjat ajrore nga Rusia.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut sapo ka vendosur t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e RMV-së. Ne jemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake”

Fluturime mes Shkupit dhe Moskës kishte aviokompania “Northwind” nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar dhe nga shtatori deri në nëntor mes Shkupit dhe Shën Petersburgut. Linjat u ndaluan për shkak të interesimit të ulët, ndërsa u paralajmërua se dy linjat do të rikthehen në prill. Aviokompanitë ruse dhe avionët privatë janë bllokuar në disa vende të Evropës. /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 


You may also like