(VIDEO) Maqedonia e Veriut do të shpenzojë 66 milionë euro për të siguruar mbrojtje kundërajrore

by admin
Spread the love




Drejtuesit shtetëror kanë dhënë detaje për finalizimin e marrëveshjes për blerjen e një sistemi të mbrojtjes kundërajrore nga Franca. Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, deklaroi se investimet në mbrojtje janë pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe pjesë e të gjithë planifikimit afatgjatë. Ajo shpjegoi se kjo marrëveshje nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me ndonjë kërcënim të afërt ndaj sigurisë së vendit. Ministrja i bëri këto komente sot gjatë mbajtjes prezantimit të Konferencës së komunikimit të vendeve anëtare të NATO-s, e cila ka në fokus aktivitetet informative gjatë pushtimit rus të Ukrainës, bashkëpunimin me partnerët në këtë fushë, komunikimet dixhitale dhe Konceptin e ri Strategjik të Aleancës.

SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Po e finalizojmë kontratën për blerjen. Për disa vjet kemi negociuar me kompani të ndryshme. Ajo që u prezantua të premten para Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë, është praktikisht dokumenti përfundimtar”

Ministrja Petrovska ka shpjeguar se vlera e përgjithshme financiare e kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Francës është 66 milionë Euro. Është parashikuar që pagesa do të bëhet për një periudhë katërvjeçare.  Kreu i Mbrojtjes ka theksuar se në vazhdimësi do të ketë infestime në fushën e mbrotjes, një perpjekje për të sigur siguri për qytetarët.  /SHENJA/

 


You may also like