(VIDEO) Maqedoni e Veriut, gjysma e rrogave shkon për ushqim e pije, krejt ndryshe është në Evropë

by admin
Spread the love

Familjet, në Maqedoninë e Veriut, 47% të buxhetit familjar e ndajnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije përderisa në Bashkimin Europian një familje mesatare shpenzon rreth 14,3% për këtë qëllim, njoftoi për emisionin “25 minuta” që transmetohet në Shqip, gazetari Toni Glamçevski i cili gjendet në Nica të Francës.

Ish ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Xhevdet Hajredini, duke folur për stabilitetin ekonomik të vendit, tha se Qerveria nuk po arrin të bëj politika konsistente ekonomike për shkak se duhet të bëj kompromise me shtresa të veçanta të popullsisë nga trupi votues.

XHEVDET HAJREDINI, ISH MINISTRI I FINANCAVE NË MAQEDONINË E VERIUT

“Ne për çdo ditë dëgjojmë nga ministri dhe kryeministri se çmimet bien në Maqedoni, por në fakt i shohim se si rriten. E dyta, kontrolle të tilla të çmimeve të bëra personalisht nga ministri dhe kryeministri, duke i parë çdo ditë nëpër shitore, që të dëshmojnë se ka zbritje vetëm derisa janë ata prezent. Mirëpo, ata janë të detyruar, nga arsyet që i ceka, por mund edhe t’i përsërisim. Ata në vend se të thonë se këto janë rrethanat objektive, për të cilët ata nuk janë fajtorë. Sikur edhe unë të isha, nuk do mundesha përnjëherë ta ndërroj intensivitet energjetik që është më i keq se i EU-së”.

Floren Zhani-Katris profesoreshë e ekonomisë në Universitetin në Lil, duke folur për inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës në Evropë, tha se shtetet gjeografike që janë më afër konfliktit të Ukrainës janë më të prekura nga rritja e çmimeve dhe inflacionit.

FLOREN ZHANI-KATRIS, PROFESORESHË E EKONOMISË NË UNIVERSITETIN NË LIL

“Këtu kemi efekt të dyfishtë: varshmëria nga energjia ruse ose produktet ushqimore ukrainase, për shkak se tregtia është me fqinjët më të afërt. Ajo është inflacion i cili mund të krahasohet me atë të shënuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në disa vende kishte politika, të cilat në momentin e dhënë lejonin të ndalohet eksplozioni i inflacionit”.

“Në njërën nga publikimet e Entit Shtetërorë për Statistikë është përllogaritur që një familje mesatare në Maqedoni ndan një përqindje të lartë prej 68% nga konsumi i saj për gjëra elementare siç janë ushqimi, rroba, banim dhe orendi. Rroga mesatare në Maqedoni, përveç asaj që arriti 34.354 denarë gjegjësisht rreth 585 euro, akoma është më e ulët në rajon krahasuar me republikat e mëhershme jugosllave. Për shembull në Slloveni është 1419 euro, për të cilën edhe fuqia blerëse në Maqedoni është në nivel të ulët. Pra, inflacioni varësisht nga ajo se a jeni të pasur apo të varfër nuk ju prek në mënyrën e njëjtë”, ka deklaruar Toni Glamçevski. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like