(VIDEO) Makron: Është arritur kompromis për tejkalimin e vetos

by admin
Spread the love




Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë arritur kompromis për tejkalimin e kontestit rreth përmbajtjes së Kornizës negociuese me të cilën Shkupi duhet t’i nis bisedimet me Bashkimin Evropian. Këtë e ka deklaruar presidenti francez Emanuel Makron, pasdite në Samitin e NATO-s në Madrid.

Ai ka thënë se bisedimet me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë ndalur ndërsa kryesimi francez  ka bërë një avancim të madh të martën dhe të mërkurën në mbrëmje ku kishte edhe një çështje të hapur e cila është diskutuar dhe është gjetur zgjidhje.

EMANUEL MAKRON, PRESIDENT FRANCEZ

“Dhe siç ka njoftuar Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor, vazhduam të punojmë në hapjen e kapitullit të parë në bazë të diskutimeve të tanishme. Mund të them se është gjetur kompromis, kompromis i cili e ruan ndjeshmërinë e të dy palëve dhe besojë se është i pranueshëm për të gjithë. Në ditët në vazhdim edhe të dyja palët do të konfirmojnë këtë. Kryeministri bullgar dhe presidenti e kanë pranuar këtë ndërsa bisedime do të ketë në ditët në vazhdim në Shkup. Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet”.

Edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në adresë të tyre ka ardhur propozimi i ri francez me ide të cilat kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet e kumtuara kohë më parë. Tani thonë do të ketë konsultime të gjëra lidhur me këtë propozim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut
 “Kjo paraqet një bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ së pari në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, më pas me presidentin e shtetit, me kuvendin dhe me opozitës, si dhe me sektorin civil dhe tërë opinionin në vend. Siç premtuam, vendimin për ardhmërinë tonë do ta marrim bashkërisht, në mënyrë meritore, sipas interesave strategjike të vendit dhe gjithë qytetarëve.

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë falëndaruar presidentin Makron dhe presidencën franceze për përjekjet që kanë bërë që të tejkalohet kontesti mes Bulgarisë dhe vendit, në mënyrë që të ruhet kredibiliteti evropian në Ballkan.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

 


You may also like