(VIDEO) LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

by admin
Spread the love

“Qeveria ka frikë dhe ikën nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe pse ato duhet të ndodhin një orë më pare. Kjo shumicë parlamentare e administruiar nga Kovaçevski mbahet në mënyrë artificiale”.  Kjo ishte porosia që përcolli sot nga Ohri kryetari I VMRO-DPMNE-së,  Hristijan Mickoski. Ai  theksoi se nëse qeveria i frikësohet qeverisë teknike dhe nëse është pengesë, atëherë VMRO-DPMNE është e gatshme të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor që të mos ketë qeveri teknike dhe të mbetet kjo qeveri deri në momentin e zgjedhjeve të parakohshme.

Hristijan Mickoski

“Ne jemi të gatshëm të paraqesim ndryshime në Kodin Zgjedhor në të cilat nuk do të ketë qeveri teknike, gjegjësisht të mos ketë 100 ditë humbje të kohës së qytetarëve të Maqedonisë dhe do ta shfrytëzojmë afatin kushtetues prej 45 deri në 60 ditë. Nëse kjo është pengesë, le të qëndrojë kjo qeveri deri në zgjedhjet e reja, le të mbetet ministri Spasovski, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale”.

Mickoski u ka dërguar mesazh edhe partnerëve më të vegjël që e ndihmojnë Kovaçevskin në këtë qeveri, nëse janë për një njësi  zgjedhore, se VMRO-DPMNE është e gatshme të diskutojë edhe për atë çështje.

I menjëhershëm ishte reagimi I LSDM-së ndaj dekleratës së Mickoskit.

LSDM

“Edhe gjatë pushimeve Hristijan Mickoski tregon sërish destruktivitetin e tij. Mickoskit i interesojnë vetëm zgjedhjet dhe si të fitojë pushtetin, por kundër kësaj janë edhe qytetarët edhe gjithë opinioni. Zgjedhje nuk do të ketë, është shtuar shumica parlamentare, është zgjedhur qeveria e re”.

Pak ditë më parë Partitë e vogla të koalicionit të LSDM-së, Partia Liberal Demokrate, Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë, Lidhja Demokratike, VMRO popullore dhe Partia Demokratike Turke i dhanë ultimatum Qeverisë që deri në prill të miratohen ndryshimet e premtuara të Kodit Zgjedhor, në të kundërtën do të braktisin koalicionin. Këto parti dërguan një kërkesë  te kryeparlamentari Xhaferi që të hapë diskutim për seancën lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat parashikojnë një njësi zgjedhore në gjithë territorin pa prag zgjedhor. /SHENJA/

You may also like