(VIDEO) LSDM: VMRO ka bërë larje parash nëpërmjet projektit “Shkupi 2014”

by admin
Spread the love

Partia në pushtet ka rikujtuar sot se partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski kanë bërë larje parash me keqpërdorim të pozitave zyrtare përmes projektit Shkupi 2014. Ata shtojnë se janë kurdisur tenderë dhe kanë marrë nga qytetarët 57 milionë euro.

LSDM

 “Hetimi i Prokurorisë tregoi se vendosja e përmendoreve nga projekti Shkupi 2014, nga buxheti i shtetit janë paguar shumë para, ndërsa përmendoret janë kryer në Itali me shuma më të vogla, ndërsa pjesa tjetër është kthyer në vend, por jo në buxhetin e vendit, por në xhirollogari të huaja”

Ndërkaq nga VMRO DPMNE thonë se në vitet e kaluara, pasi LSDM-ja i ka marrë të gjitha institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vend ka një krim të madh, korrupsion dhe pasurim të madh të pushtetarëve.  Ata thonë se njëri kryeministër që iku ishte kriminel dhe tjetri që erdhi vazhdoi në gjurmët e tij.

VMRO DPMNE

“Për momentin më aktuale është se ka mesazhe nga diplomatë të huaj, është një zyrtar i BDI-së, kryetari Ramiz Merko, tashmë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të krimit dhe korrupsionit. Pamë që disa raste ishin futur në një sirtar që, duke u punuar në JO, nuk u çuan përpara për të arritur në vijën e finishit, në mënyrë që të kishte llogari për atë që kishte bërë. Shohim që familja e Artan Grubit pasurohet seriozisht, fiton, fiton prona serioze dhe nuk i bashkon asnjë origjinë po asaj pasurie”.

Dy partitë më të mëdha vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për krim dhe korrupsion.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like