(VIDEO) LSDM thirrje VMRO-së ta votojnë propozimin francez

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë në Kuvend propozimin francez. Ai garanton qytetarët maqedonas, se me propozimin e fundit evropian do të kenë  një gjuhë të pastër maqedonase në Bashkimin Europian, pa shtesa dhe fusnota, ndërsa identiteti maqedonas është i tërë.

Kaevski deklaroi se Kuvendi, tempulli i demokracisë, është vendi i duhur për të marrë vendim lidhur me konkluzionet për propozimin e fundit evropian për fillimin e negociatave me BE-në.

DARKO KAEVSKI-ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Duhet përgjegjësi dhe mençuri nga të gjithë deputetët, kjo është çështje mbipartiake. Fakti që VMRO-DPMNE dhe Mickoski po ikin nga debati për çështje kaq të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të vendit tonë tregon se ata kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë se të gjitha gënjeshtrat dhe trillimet e tyre do të dështojnë”.

Ndërkaq,deputeti i   VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, theksoi se Qeveria duhet urgjentisht ta refuzojë propozimin francez.

DRAGAN KOVAÇKI-DEPUTET I VMRO-DPMNE-ES

“Mbështetja masive e përditshme e intelektualëve, ekspertëve të integrimit në BE, artistëve, mjekëve, juristëve, pjesëtarëve të forcave të sigurisë, pra nga mbarë populli maqedonas, është sinjal i qartë se çfarë duhet të bëjë qeveria e  Kovaçevskit. Qeveria duhet ta refuzojë urgjentisht këtë propozim, të cilin në fillim pretendoi se e refuzoi, për ta pranuar më pas duke pretenduar seka bërë një lloj konsultimi me ekspertë të vetëshpallur të qeverisë që paguhen pikërisht nga qeveria, pra nga populli”.

Sipas Kovaçkit, në 8 ditët e fundit populli maqedonas i ka thënë qartë JO propozimit asimilues dhe poshtërues që bllokon integrimin e Maqedonisë në BE.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like