(VIDEO) LSDM: Qeveria reagoi me zgjuarsi për rrymën, VMRO: “Pengu i Zaevit” godet xhepat e popullit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




LSDM-ja dhe “pengu i Zaevit”, Kovaçevski godet xhepat e popullit me shtrenjtimin e rrymës. Kështu akuzon VMRO-ja opozitare Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Nga partia opozitare thonë se përpjekjet për të justifikuar një masë të tilë shpërdoruese dhe antikombëtare janë hipokrite, me të cilat duan të shpjegojnë se populli duhet të jetë i lumtur që vetëm rritja e kostove do të jetë mbi 30 për qind nëse merren bashkë rryma dhe ngrohja, të cilat rriten me heqjen e tarfiës së lirë për 15 dhe 14.5 për qind. Sipas tyre, “krimi i zaevizmit” dhe Kovaçevski paguhet shumë shtrenjtë në kurrizin e popullit.

VMRO-DPMNE

“Secili qytetar duhet ta dijë se rryma më e shtrenjtë, heqja e tarifës së lirë dhe ngrohja e shtrenjtuar është ekskluzivisht rezultat i politikave kriminale dhe grabitjes që ka bërë Zaevi me tenderët në REK dhe ELEM. Xhepat e mbushur plot të Zaevit nga tenderët në REK sot nënkuptojnë tavolina bosh për qytetarët që paguajnë fatura më të larta”

Ndërkaq, LSDM përmes një komunikate është shprehur se falë reagimit të shpejtë të Qeverisë dhe mobilizimit të të gjitha kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë elektrike, është parandaluar shtrejtimi drastik i energjisë elektrike.

LSDM

“Tarifa e lirë në mbrëmje si dhe tarifa e lirë të dielën mbahen dhe nuk do të ketë kufizime. Po ashtu Qeveria siguroi 60 milionë denarë për mbështetje të konsumatorëve që janë në rrezik social”

Ndërsa, shtuan se këto fakte e demantojnë Mickoskin i cili, sipas LSDM-së, gënjente se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 30-40 për qind.  LSDM vlerëson se VMRO-ja dhe Mickoski nuk kanë për qëllim të jenë opozitë konstruktive në kohë krize dhe në vend që të kujdesen ndaj qytetarëve, ata shfrytëzojnë çdo mundësi për të fituar pikë politike.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like