(VIDEO) LSDM: Përplasja ndërmjet Arsovskës dhe VMRO-së po shkakton kaos në Shkup

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupit për një vit e gjysmë sundohet nga kaosi dhe paaftësia nga kryetarja Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE , deklaroi  në konferencën e sotme për media, kryetar i organizatës së qytetit e LSDM-së Shkupi, Vasko Kiçevski.  Sipas tij janë ndërprerë shumë projekte të rëndësishme, si rindërtimi i Sallës Universale, ndërtimi i rrugës Eseninova dhe urës në bulevardin ASNOM, si dhe kryqëzimi dhe rrethrrotullimi në Momin Potok po ndërtohen shumë më ngadalë se sa ishte planifikuar.

VASKO KIÇEVSKI, KRYETAR I ORGANIZATËS SË QYTETIT TË LSDM-SË SHKUP

“Nuk ka projekte dhe zgjidhje të reja, nuk ka punë të mëdha ndërtimore, por për këtë arsye Arsovska dhe VMRO-DPMNE po grinden për tenderë dhe komisione dhe iniciativa populiste për kthimin e monumentit e Qosetos – simbolin e regjimit të Gruevskit. Kështu ndodh kur kryetari i komunës dhe pengu i Dimitar Apasiev dhe i së Majtës, Hristijan Mickoski, merr pushtetin e qytetit”.

Sipas tij, për këtë arsye partizimi i administratës së qytetit dhe ndërrimi i vazhdueshëm i drejtorëve të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike të qytetit po ndodh me shpejtësi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 


You may also like