(VIDEO) LSDM: Për shkak të VMRO-DPMNE-së, shteti humbi 100 milionë euro

by admin
Spread the love




Deputetët e VMRO-DPMNE-së me urdhër të Hristijan Mickoskit me muaj e kanë bllokuar zgjidhjen ligjore me të cilën Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duhej të sigurojë 100 milionë euro për të mbështetur Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe për t’u përballur më lehtë me pasojat e krizës energjetike, tha Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.  Ajo theksoi se pas disa muajsh bllokada, BERZH i tërhoqi fondet për shkak se nuk mund të ngriheshin më dhe i ricaktoi në vende të tjera.

DANIELLA NIKOLLOVA, DEPUTETE E LSDM-SË

“Këto mjete ishin të destinuara që EMV të rrisë prodhimin dhe të sigurojë sasi shtesë të energjisë elektrike, si dhe për shërbimin e borxhit, por edhe furnizimin me lëndë të para bazë si qymyri dhe nafta, me qëllim të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për përdoruesit vendas”.

Sipas socialdemokratëve VMRO-DPMNE dhe Mickoski kanë gënjyer hapur se kusht për këtë kredi është mbyllja e termocentraleve në Manastir dhe Osllomej.

DANIELLA NIKOLLOVA, DEPUTETE E LSDM-SË

“Nuk është hera e parë që shteti dëmtohet financiarisht nga VMRO-DPMNE, ashtu ishte edhe me kredinë nga Banka Botërore gjatë krizës së koronavirusit, kur zëvendësministrja e atëhershme e Financave Gordana Koçovska Dimitrievska nuk e nënshkroi kredinë me muaj të tërë”.

Si asnjë opozitë tjetër në botë, VMRO-DPMNE, në kulmin e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit. Është një qasje e turpshme dhe e papërgjegjshme, dhe gjykimin për një sjellje të tillë të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në fund do ta japin qytetarët, theksoi Daniella Nikollova nga LSDM.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like