(VIDEO) LSDM: Mickoski punon kundër interesave të shtetit

by admin
Spread the love

Mosmarrja e datës për nisjen e negociatave, korrupsioni, marrveshjet në katër sy pa tender, zhvatja. Këto janë vetëm disa nga dukuritë që i përmend VMRO-DPMNE-ja, që i bënë sipas tyre Qeveria aktuale, prandaj bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 qershorit. Kryetari Hristijan Mickoski u bëri apel të gjitha bashkësive etnike, që të marrin pjesë në protestë dhe të bëhen zëri i ndryshimit.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Çdo ditë e më larg BE-së, më shumë krim, më shumë korrupsion dhe më shumë tenderë. Erdhën me shpresë të madhe dhe premtime për përparim me BE-në, përkundrazi,  nuk ka vlerë evropiane të cilën nuk e kanë shkelur dhe porositën zhvatje, marrëveshje në katër sy, fabrika me marihuanë. Dhe kur të ju thonë se munden më mirë, ato munden vetëm më keq”.

Nga LSDM reagojnë duke thënë se Hristijan Mickoski vepron kundër interesave të qytetarëve edhe brenda dhe jashtë vendit.

LSDM

“Mickoski vepron në dëm të qytetarëve dhe të shtetit edhe brenda edhe jashtë vendit. Qytetarët presin përgjigje se përse Mickoski punon kundër interesave të tyre në shtet dhe pse në momente kyçe, pozicionohet në anën e Bullgarisë”.

Përndryshe, edhe pse të gjitha shpresat ishin orientuar drejtë muajit qershor, për marrje të datës për nisje të negociatave, nuk shihet asnjë hap konkret në përparimin e raporteve me shtetin bullgar,e  cila i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like