(VIDEO) LSDM: Mickoski e Arsovska shkaktojnë kaos, ndërsa dikur premtonin “shkup evropian”

by admin
Spread the love

Partia në pushtet ka rikujtuar sot gjendjen e vështirë të transportit publik në kryeqytet. LSDM i ka bërë përgjegjës për këtë Hristijan Mickoskin e VMRO-së dhe kryetaren e mbështetur në zgjedhje prej tij, Danella Arsovska.

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski ka rikujtuar kohën kur këto dy personazhe ishin bashkë.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Të gjithë e kujtojmë mbrëmjen e festës së fitores së Danelës para selisë së OBRM-PDUKM-së, me bori dhe daulle. Ajo me një pallto të bardhë, Mickoski me xhup. I gjithë qyteti i Shkupit dhe i Vmrovit gjëmuan atë mbrëmje para Pallatit të Bardhë. Ky është rezultati i sotëm, në vend të një qyteti modern, qytetarëve u ngec një qytet në kaos. Në vend të autobusëve të rinj nuk funksionojnë as ata ekzistuesit. Në vend të transportit publik modern, nuk ka transport”.

Kaevski ka thënë se për shkak të zënkave të Mickoskit dhe Arsovskës, qytetarët e Shkupit po paguajnë rëndë. Sipas përfaqësuesit të pushtetit, VMRO-ja e mbërtheu qytetin, pasi e mbajti peng Maqedoninë për 11 vjet.

Ndërkohë, për kaosin urban ka folur sot edhe Hristijan Mickoski. Ai edhe një herë ka përmenduar ato që i quan takime të fshehta ndëmjet Dimitar Kovaçevski dhe Danella Arsovskës. Mickoski ka thënë se në vend të pazareve për përfitime këto dy figura duhet që të gjejnë zgjidhje për qytetarët.

 

Partia në pushtet ka rikujtuar sot gjendjen e vështirë të transportit publik në kryeqytet. LSDM i ka bërë përgjegjës për këtë Hristijan Mickoskin e VMRO-së dhe kryetaren e mbështetur në zgjedhje prej tij, Danella Arsovska.

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski ka rikujtuar kohën kur këto dy personazhe ishin bashkë.

 

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Të gjithë e kujtojmë mbrëmjen e festës së fitores së Danelës para selisë së OBRM-PDUKM-së, me bori dhe daulle. Ajo me një pallto të bardhë, Mickoski me xhup. I gjithë qyteti i Shkupit dhe i Vmrovit gjëmuan atë mbrëmje para Pallatit të Bardhë. Ky është rezultati i sotëm, në vend të një qyteti modern, qytetarëve u ngec një qytet në kaos. Në vend të autobusëve të rinj nuk funksionojnë as ata ekzistuesit. Në vend të transportit publik modern, nuk ka transport”.

 

Kaevski ka thënë se për shkak të zënkave të Mickoskit dhe Arsovskës, qytetarët e Shkupit po paguajnë rëndë. Sipas përfaqësuesit të pushtetit, VMRO-ja e mbërtheu qytetin, pasi e mbajti peng Maqedoninë për 11 vjet.

Ndërkohë, për kaosin urban ka folur sot edhe Hristijan Mickoski. Ai edhe një herë ka përmenduar ato që i quan takime të fshehta ndëmjet Dimitar Kovaçevski dhe Danella Arsovskës. Mickoski ka thënë se në vend të pazareve për përfitime këto dy figura duhet që të gjejnë zgjidhje për qytetarët./SHENJA/

 

 

You may also like