(VIDEO) LSDM: Krerët e VMRO-së angazhohen për veten jo për qytetarët

by admin
Spread the love




Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski po marrin masa me kohë për mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive, kështu deklaroi zëdhënësi dhe njiherit edhe deputet i LSDM-së, Darko Kaevski.

Sipas Kaevskit, Qeveria subvencionon 80 për qind të faturave së energjisë elektrike për mbi 600,000 familje dhe mbi 70,000 kompani të vogla dhe të mesme.

DARKO KAEVSKI-DEPUTET I LSDM-SË

“Me masën për shkollat ​​fillore dhe të mesme që kalojnë në tregun e rregulluar, sigurohet procesi mësimor me prezencë fizike në dimër.Elektriciteti më i lirë u ofrohet edhe spitaleve dhe objekteve të kujdesit shëndetësor.Në Shkup do të ketë ngrohje gjatë gjithë sezonit të ngrohjes falë asaj që po bën Qeveria pasi VMRO-DPMNE u tregua e paaftë dhe u dorëzua”.

Derisa LSDM-ja dhe Kovaçevski po marrin masa për tejkalimin e krizës energjetike, deputeti Kaevski tha se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë të përkushtuar ndaj tenderëve dhe komisioneve.

DARKO KAEVSKI-DEPUTET I LSDM-SË

“Më në fund, ata u grindën për një tender prej 136 milionë eurosh në Shkup dhe u kapën në mes.Shkupi dhe komunat e menaxhuara nga VMRO-DPMNE qëndrojnë një vit, asnjë projekt nuk është realizuar”.

Ai më tej thekson se në vend të masave për t’i ndihmuar qytetarët dhe punën, kryetari Mickoski dhe VMRO-DPMNE po mendojnë për tenderë dhe për të goditur xhepat e qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like