(VIDEO) LSDM dhe VMRO shkëmbejnë akuza për “nivelin e kriminalitetit politik”

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veritu po zhytet në fatkeqësi, inflacioni po ha bukën e popullit, ndërsa LSDM dhe BDI në vend që të ndërmarrin masa reale kundër krizës shpenzojnë pesë milionë euro për vetura zyrtare. Kështu akuzon VMRO-ja opozitare qeverisjen e partive në pushtet LSDM dhe BDI. Sipas VMRO-së  kjo që bënë qeveria vërteton faktin se ata janë të papërgjegjshëm dhe mendoj vetëm për veten e tyre.

Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së

“Papërgjegjësia dhe kriminogjeniteti i qeverisë vërtetohet nga fakti rrënues se në kohën e vdekshmërisë më të lartë për shkak të mosdhënies në kohë të vaksinave kundër koronavirusit,  faturave të larta të energjisë elektrike për shkak të fatkeqësisë së brendshme të energjisë, në kohën e eksodit 215 mijë persona të aftë për punë kanë lëshuar Maqedoninë, dhe në kohë të krizës më të madhe ekonimike, inflavion dyshyfror, funksionarët e LSDM dhe BDI-së, ndajnë pesë milionë euro nga buxheti për vetura luksozë zyrtare”.

Nga vmro-ja opozitare gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve që t’I bashkohen protestës për ndryshim, të paralajmëraur në 18 qershor në ora 20 para Qeverisë.

Këtyre akuzave i’u përgjigjë menjëherë partia në pushtet LSDM. Ata thonë se Hristijan Mickoski është I njëjtë me mentorin e tij, krimineli I dënuar i arratisur Nukolla Gruevski. Sipas tyre Mickoski ashtu sië Grueski VMRO-DPMNE-në e sheh vetëm si mjet për pasurim personal.

Martin Kostovski, deputet i LSDM-së

“Mickoski ishte i pari që e mbrojti krimin në partinë e tij, në vend që ta dënojë dhe të distancohet prej tij. Është vetëm vazhdimësi e praktikës së Gruevskit, i cili për 11 vjet kontrolloi gjithëka në vend”, tha Kostovski”.

VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Mickoski vepron në dëm të qytetarëve dhe dëshiron ta kthejë vendin në një regjim varfërie dhe pasigurie. LSDM thotë se ata sëbashku me qytetarët nuk do të lejojnë peng të ri të shtetit nën regjimin e VMRO-DPMNE-së. Shkatërrimet, bllokadat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit do të mposhten sërish.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like