(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për krizën në vend

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish ka reaguar ndaj qeverisë, duke akuzuar se shpenzon miliona për mobilje, lule dhe automjete në mes të një krize ekonomike dhe pandemike. Nga VMRO theksojnë se në vend që të kursejë dhe të heqë dorë nga shpenzimet joproduktive, Kovaçevski shpenzon miliona për luks.

VMRO-DPMNE

“Ministria e Sistemit Politik e Grubit do të shpenzojë 350.000 denarë për larjen e makinave, 530.000 denarë për azhurnime të faqeve, 400.000 denarë për mbjellje dhe 470.000 denarë për shërbime këshilluese. Ministria e Punëve të Jashtme shpenzon 1.3 milionë denarë për mobilje, 600.000 denarë për dhurata dhe 350.000 denarë për lule. Spasovski në MPB do të paguajë 15.400.000 denarë për mobilje në  zyre”.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi edhe nga LSDM-ja, të cilët dekalarojnë se  është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe shpërdoruese në kohën e krizës më të madhe globale që kryetarët e VMRO-DPMNE-së, përkatësisht kryetarët e komunave të Shkupit, Karposhit, Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës dhe Gazi Babës të shpenzojnë mbi 1.2 milionë euro për punësim të përkohshëm partiak.

LSDM

“Në Shkup 670 mijë euro, në Butel 200 mijë euro, në Gjorçe Petrov 133 mijë euro, në Karposh 75 mijë euro, në Gazi Babë 160 mijë euro në mes të krizës. Të njëjtët kryetarë komunash po kërkojnë para nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe po kërcënojnë me radikalizimin, duke shpenzuar mijëra euro për kompjuterë dhe telefona të shtrenjtë, çokollata dhe lëngje”.

Ata më tej vlersojnë se në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë, kjo parti e vjetër e pareformuar mbetet simbol i krimit dhe shpërdorimit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like