(VIDEO) LSDM: Ata që bllokuan rrugën europiane sërish në listat e VMRO-së

by admin
Spread the love

Pas promovimit të kandidatëve për deputet nga VMRO-DPMNE-ja, i mënjëhershëm ka qenë  reagimi  i LSDM-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Darko Kaevski, tha se lista e deputetëve të VMRO-DPMNE-së është listë për bllokime dhe për izolimin e vendit. Ai ka theksuar se në këtë listë janë njerëzit e njëjtë që kanë bllokuar Kuvendin dhe rrugën evropiane të vendit.

DARKO KAEVSKI,ZËDHËNËS  I LSDM-së

“Mbi 80% janë të njëjtët deputetë. Qytetarët ishin dëshmitarë të bllokimeve, zvarritjeve. Në kohë krizas bllokuan ndihmën për qytetarët dhe kompanitë. Ishin kundër pagës minimale dhe kundër rritjes së pagave. Ishin dhe janë kundër anëtarësimit në BE. Me njerëzit e njëjtë në listat zgjedhore, Pallati i Bardhë konfirmon se me VMRO-DPMNE-në mund të ketë vetëm kthim prapa. Nuk ka ndryshime dhe nuk mund të sjellin ndryshime. Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjedhin mes shpresës dhe të ardhmes evropiane me LSDM dhe kthim prapa për 10 vite në izolim me DPMNE-në”.

Akuza dhe kundër akuza nuk kanë munguar as tek partitë shqiptare. Nga partitë opozitare të bashkuara në VLEN deklarojnë se “BDI dëshiron të shkaktojë krizë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale”, ndërsa nga BDI ata pretendime të opozitës i quajnë shpifje dhe copy-paste të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit.

Ndërkaq, bartës liste në zonën numër 1 nga VMRO-DPMNE, do të jetë lideri i ksaj partie, Hristijan Mickoski, në zonën numër 2 nënkryetari Vllado Misajlovski, në zonën numër 3 do të garojë  Dargan Kovaçki, Aleksandër Nikollovski  në zonën numër 4 ,  Gjorgjija Sajkoski  në zonën  numër 5 dhe Dafina Stojanovska në zonën numër 6. 

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like