(VIDEO) Listës së ndihmës sociale pritet t’i bashkohen edhe 5 mijë e 500 persona

by admin
Spread the love

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska ka shpalosur plan buxhetin për vitin 2022, ku theksohen pagesat për  ndihmë  sociale, pensione të sigurta për të moshuarit, të drejtat e fëmijëve, të cilat në total  kapin vlerën  50,6 miliardë denarë.

Shahpaska theksoi se viti 2022 do të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike, duke përshpejtuar rritjen përmes investimeve kapitale. Ajo pret që numri i rasteve sociale, i cili aktualisht shkon në 35,000, të rritet me 5,500 të tjera për shkak të pandemisë. Megjithatë, ajo  vuri në dukje se sistemi është gati dhe do të sigurojë fonde për të gjitha familjet në rrezik social.

JAGODA SHAHPASKA-MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Në projektbuxhetin e Ministrisësë  Punës dhe Politkës Sociale, mjetet e destinuara për investime kapitale janë rritur për gati 100 për qind. Për investime kapitale janë paraparë 195,5 milionë denarë, prej të cilave 177 milionë denarë për punë ndërtimore , ndërsa për pajisje 18,5 milionë denarë. Edukimi parashkollor është veçanërisht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve të moshës 0 deri në 6 vjeç dhe për këtë  Ministria e   Punës dhe Politkës Sociale,  vazhdon me ndërtimin e kopshteve të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve të atyre ekzistuese”.

Jagoda Shahpaska  bënë të ditur se janë parashikuar fonde edhe për personat me aftësi të kufizuar.

JAGODA SHAHPASKA-MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Parashikohen fonde për asistentë personalë për personat me aftësi të kufizuara nga 6 deri në 64 vjeç, të cilët do t’i ndihmojnë ata në kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme dhe përfshirjen në shoqëri. Përmes sistemit të mbrojtjes sociale sigurohen fonde për të moshuarit – pension që aktualisht e marrin rreth 9500 qytetarë”.

Ajo më tej sqaron se të gjitha këto fonde që janë paraparë për vitin 2022,  janë me qëllim që të përfshihen në tregun e punës ata që janë të pa punë për një kohë të gjatë , gratë të papuna dhe njikohësisht edhe të rinjtë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like