(VIDEO) Lidhja e Odave: Ekonomia kërcënohet nga cunami energjetik

by admin
Spread the love

Çmimi i rrymës duhet të  kufizohet dhe kompanitë duhet ta paguajnë deri në një nivel, ndërkaq çmimin mbi nivel ta paguajë  shteti nga fondet e tij për t’i ndihmuar ekonomisë, deklaroi Trajan Angelloski, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Ai prezantoi propozimet e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë – për të ndihmuar ekonominë për shkak të krizës energjetike dhe paralajmëroi se për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, ekonomia kërcënohet me mbyllje dhe falimentim.

TRAJAN ANGELLOSKI, KRYETAR I LIDHJES TË ODAVE EKONOMIKE TË MAQEDONISË

“Në këtë moment ekonomia maqedonase kërcënohet nga një cunami energjetik që rrezikon ta shkatërrojë atë. Tregu i hapur i energjisë është jashtë kontrollit, nuk ka asnjë shërbim apo produkt që mund të mbështesë çmimin e energjisë nga 600 deri në 700 euro për megavat orë”.

Lidhja e Odave mendon se ELEM duhet të sigurojë sasi shtesë të energjisë nga prodhimi vendor për tregun e lirë dhe në këtë mënyrë të ushtrojë presion pozitiv për të ulur çmimet jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, të mos diskriminohen kompanitë që janë në tregun e lirë në krahasim me ato të tregut të rregulluar.

TRAJAN ANGELLOSKI, KRYETAR I LIDHJES TË ODAVE EKONOMIKE TË MAQEDONISË.

“ELEM-i duhet të rrisë prodhimin, në këtë moment nuk jemi të bindur se ka arritur maksimumin dhe të fillojë me shitjen e energjisë elektrike në treg, që do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimit. Është e nevojshme, që të mundësohen procedura më të shpejta për instalimin e fotovoltaikëve, gjegjësisht që EVN të japë pëlqimin energjetik brenda shtatë deri në dhjetë ditë, ndërsa pjesa tjetër e dokumentacionit të sigurohet në afat prej 120 ditësh.

Lidhja e Odave Ekonomike  vlerësoi se kriza energjetike do të zgjasë dhe kërkoi nga shteti që në rast nevoje të marrë borxh për të ndihmuar dhe më pas biznesi ta kthejë atë borxh.

Medina Ajeti /SHENJA/ 

 

You may also like