(VIDEO) Lidhja Demokratike: Amnistia për zyrtarët i ka hapur derën krimit

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal hapin dyert për kriminalizim të mëtejshëm. Sipas partisë së Pavle Тrajonovit  аrsyet që dha kryeministri dhe siç thonë ata,  ekspertët e paguar për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve kriminalë, nuk qëndrojnë fare. Lidhja Demokratike  radhit disa elementë kryesorë që sipas tyre I bëjnë edhe më të dyshimta ndryshimet e Kodit Penal.

LIDHJA DEMOKRATIKE

“Së pari, miratimi i ligjit u bë me procedurë të shkurtuar pa diskutim më të gjerë parlamentar dhe të ekspertëve. Së dyti, procedura u zhvillua me flamur europian, gjë që e bëri të pamundur bllokimin e miratimit të ligjit përmes amendamenteve, pra filibustering. Dhe së treti, Ministri i Drejtësisë ishte kundër këtyre ndryshimeve por Qeveria gjithsesi e dorëzoi ligjin në kuvend”.

Ata theksojnë se  kriminelët nga qeveria e transferojnë pjesën më të madhe të parave të buxhetit të vjedhur në llogaritë e huaja, të cilat janë të paarritshme për drejtësinë, dhe se pronën e dyshimtë në Maqedoni e regjistrojnë në emër të dikujt tjetër. Lidhja DEmokratike besos se ky është një sulm brutal ndaj shtetit dhe drejtësisë.

LIDHJA DEMOKRATIKE

Është më mirë të jepet amnisti për ata që tashmë vuajnë dënimin me burg në lidhje me ngjarjet e 27 prillit 2017, për të korrigjuar padrejtësinë. Amnistia në atë kohë ishte selektive dhe në funksion të ndryshimeve kushtetuese lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës”.

Lidhja Demoktratike vlerëson se krimi tashmë ka shkatëruar institucionet por me siguri po kërcënon shtetin. Sipas tyre udhëheqja kriminale e shtetit nuk mund të jetë faktor i besueshëm përballë të huajve e aq më pak të mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like