(VIDEO) Liderët partiak dakordohen për datën e zgjedhjeve

by admin
Spread the love

Liderët e partive politike kanë diskutuar sot për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Kryeministri i Dimitar Kovaçevski ka shpalosur detaje për takimin e liderëve, duke njoftuar se ka propozuar që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill ndërsa rrethi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Ai ka thënë se ndjehet i lumtur që më në fund pas 17 viteve Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbaj zgjedhje të rregullta parlamentare.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me çrrastë thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në BE. Ndryshime Kushtetuese mbesin parakushti kryesor për vazhdimin e rrugës sonë evropiane. Nuk ka alternativ tjetër për rrugën tonë drejtë BE-së, çdo tezë tjetër është e gabueshme. Tema e fundit ishte data për zgjedhje, jam i lumtur që më në fund pas 17 viteve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare”

Kovaçevski duke shtuar se takimi i liderëve ka kaluar në atmosferë pozitive. Ai gjithashtu bëri të ditur se kanë shpallur zgjedhje të brendshme brenda partisë për kandidat për president.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like