VIDEO/ Levante bie nga kategoria, gafa e gazetarit bën xhiron e rrjetit

by admin
Spread the love

Levante është ekipi i parë që ka rënë nga elita e futbollit spanjoll pasi u mposht në sfidën e djeshme nga Reali me rezultatin tenistik 6-0. Pas sfidës trajneri Alessio Lisci u ndal përpara mediave për të dhënë edhe konferencën për shtyp ku do të komentonte takimin.

Megjithatë, skenën e ka vjedhur një nga gazetarët e pranishëm aty, pasi bëri një gafë që i habiti të gjithë. Gazetari pyeti teknikun italian se si ishte atmosfera përballë këtyre dy finaleve të fundit. “Si është humori në dhomat e zhveshjes përpara dy finaleve që kanë mbetur për të evituar zbritjen një kategori më poshtë”, ishte pyetja e gazetarit.

Një pyetje që e ka lënë të shtangur trajnerin pasi ekipi i tij me humbjen e pësuar përpara konferencës kishte zbritur një kategori më poshtë. “Kemi rënë, Eugenio”, u përgjigj trajneri. Megjithatë, skena nuk i shpëtoi rrjeteve sociale dhe tashmë është bërë virale. /oversport.tv

Foto: Levante UD, Twitter

You may also like