(VIDEO) Lajmi për tentim kindapimi, temë e përplasjes LSDM-VMRO

by admin
Spread the love

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka deklaruar se rasti në Komunën e Karbincit për kinse kidnapimin e fëmijëve është shpikur nga VMRO-ја për të mbledhur pikë politike. Ai tha se bëhet fjalë për politikanë që duan të përfitojnë nga shpirtrat e vdekur.

OLIVER SPASOVSKI MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Bëj apel që kjo të mos përdoret për qëllime politike. Nëse dikush mendon se pikë politike u shënohen shpirtrave të vdekur, është shumë gabim. Nëse kështu ka menduar kryetari i Komunës së Karbincit apo dikush tjetër, prandaj po merren një sërë masash dhe secili që shkakton frikë dhe pasiguri te qytetarët do të dënohet më rëndë”.

Ndërkaq kryetari i komunës Karbinci Viktor Paunov sot nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk është normale kur një burrë i rritur me një automjet fton të shkojë për një “kafe” një vajzë 13-vjeçare gjatë orarit të mësimit dhe në të njëjtën kohë vajza dukshëm e mërzitur e raporton rastin në shkollë, ndërsa shkolla në MPB, të merret si një rast që nuk ishte një tentativë për diçka të tillë.

VIKTOR PAUNOV, KRYETAR I KOMUNËS KARBINCI

“Në vend që reagimi i shpejtë i shkollës të jetë alarm për MPB-në, ka ndodhur e kundërta, MPB mohon të ketë pasur fare një tentativë të tillë. Asnjë kërcënim nga ministri Spasovski, asnjë kërcënim nga informatorët që ju dërgoni, nuk do të na trembë që të reagojmë në situata të tilla të padëshiruara”.

Të martën në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” në fshatin Karbinci të Shtipit, mësimi është ndërprerë pasi u përhap lajmi për një tentativë të pasuksesshme për rrëmbim të nxënësve.  Drejtoresha e shkollës dhe kryetari I komunës Karbinci thanë për mediat që bëhej fjalë për një tentim për kidnapim por nga MPB menjëherë demantuan dhe sqaruan se nuk bëhej fjalë për kidnapim por ishte një ftesë për kafe për një nxënëse, të cilën ajo e refuzoi dhe e denoncoi menjëherë te drejtoresha.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like