(VIDEO) Kyçyk: Sofja duhet ta rishikojë qëndrimin ndaj Shkupit

by admin
Spread the love




Eurodeputeti bullgar, njëherësh edhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk vlerëson se Sofja duhet ta rishikojë qëndrimin e saj ndaj Shkupit.  Sipas tij, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit mund të kontribuojë vetëm në stabilitetin e sigurt të Bullgarisë dhe  gjithë rajonit.

Në një dekleratë për radion kombëtare bullgareKuçuk tha se politikat duhet të ndërtohen për një periudhë pak më të gjatë kohore.

Ilhan Kuçuk, eurodeputet

“Interesi strategjik i Bullgarisë është të kufizohet me vende demokratike që mund të ofrojnë hapësirë ​​për siguri, prosperitet dhe mundësi. Gjithmonë në mënyrë tendencioze u jepet zë njerëzve që duan që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Politikat duhet të ndërtohen për një periudhë pak më të gjatë kohore. Nëse shikojmë nga ky prizëm i marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit, më duket se do të gjejmë argumente shumë më serioze që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Eurodeputeti theksoi se është shumë e vështirë,  t’u shpjegosh partnerëve evropianë arsyet e ndalimit të rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht pasi nga Bullgaria doli ideja për zgjerimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Për raportuesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk, garancitë evropiane janë e vetmja zgjidhje për çështjet e hapura. Kohëve të fundit, zyrtarët bullgar kanë përsëritur qëndrimin se Bullgaria mbetet në të njëjtën linjë, e nuk e ka ndërmend të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, derisa të plotësohen kërkesat e palës bullgare. /SHENJA/

 

 


You may also like