(VIDEO) Kyçyk: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushte bullgare, por përcaktim evropian

by admin
Spread the love

Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushte bullgare, por përcaktim evropian. Kështu tha eurodeputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyçyk, para nisjes së konferencës së organizuar në Parlamentin Evropian, me titull “Bashkimi gjithnjë e më i ngushtë – kontributi i Bullgarisë në integrimin evropian”. Sipas tij, për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, pasi siç thotë ai, hyrje në BE do të thotë rregulla dhe përmbushje e detyrimeve.

Ilhan Kyçyr, eurodeputet

“Besoj se do të gjendet arsyeja politike dhe RMV do t’i përmbushë obligimet e veta. Këto nuk janë kushte bullgare, por një përcaktim evropian i votuar nga të dyja palët”.

Së fundmi, edhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev  kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, e quajti kërkesë evropiane dhe jo bullgare, duke theksuar se kërkesat evropiane tregojnë qartë se RMV-ja duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj për t’u dhënë bullgarëve mundësin të kenë mbrojtje kushtetuese dhe të drejta të barabarta duke u përfshirë në baza të barabarta me kombet e tjera shtetformuese në këtë vend.

Ndryshe, procesi i ndryshimeve kushtetuese ka ngecur në Kuvend, pasi i pari i institucionit ligjvënës, Talat Xhaferi, ka ndërpre seancën më 18 gusht. Rendi i ditës i seancës në Kuvend për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese u miratua me 70 vota “pro”, dhe pas shterjes së diskutimit për propozim-vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, Xhaferi e shtyu votimin deri në sigurimin e dy të tretave të shumicës.

Ndërsa, partia opozitare maqedonase ende vazhdon të këmbëngul në qëndrimin e saj, se nën didaktin bullgar nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, madje kreu i kësaj partie, ka paralajmëruar edhe dorëheqjen nga politika nëse një deputet i partisë së tij voton pro ndryshimeve kushtetuese.

Kurse, pushteti vazhdon të mbetet optimist se do të votohen ndryshimet kushtetuese, madje kryeministri, Dimitar Kovaçevski, beson se 118 deputetë do të votojnë pro amendamenteve.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like