(VIDEO) Kyçyk: Maqedonia nuk do të marrë propozim më të mirë, BE nuk do të ndryshojë qëndrim

by admin
Spread the love

BE-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin, nuk do të ketë propozim më të mirë për Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk do të vendos kushte plotësuese – siguron eurodeputeti dhe raportuesi për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk.  Gjatë një interviste për Radion Kombëtare Bullgare, Kyçyk, ka deklaruar se e ardhmja do të thotë se RMV-ja dhe Bullgaria bashkë do të jenë në NATO dhe BE, që sipas tij, është interes strategjik për Sofjen.

ILHAN KYÇYK, EURODEPUTET

“Nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të BE-së. S`ka as dëshirë që Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, disa muaj para zgjedhjeve evropiane të merren me ndryshimin e rregullave. Rregullat janë të dakorduara dhe duhet të respektohen. Nuk do të ketë propozim më të mirë, për shkak se ky është më i miri. Nuk është një diktat bullgar, por rregulla evropiane që RMV-ja duhet t`i ndjek”.

Sipas eurodeputetit Kyçyk, zgjedhja është ekskluzivisht e Maqedonisë së Veriut dhe nëse VMRO-DPMNE nuk dëshiron të jetë në anën e evropeizimit, përgjegjësia i takon kësaj partie.  Kyçyk ka paralajmëruar se mossuksesi i ndryshimeve kushtetuese, për një kohë të gjatë, do ta ndalojë rrugën e RMV-së drejt BE-së dhe do të jetë shumë reale që Tirana të ndahet nga Shkupi, kurse shkaqet e dështimit duhet të kërkohen vetëm në Maqedoninë e Veriut.

/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like