(VIDEO) Kryetarja e kushtetueses e habitur me ndryshimet në kodin penal

by admin
Spread the love

Jam e befasuar nga miratimi i këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, nuk e dija që po përgatiteshin ndryshime të tilla. Si gjyqtare shumëvjeçare e Gjykatës Penale, sigurisht që nuk pajtohem me ndryshime të tilla në Kodin Penal, veçanërisht jo për krime të tilla, deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, lidhur me ndryshimet aktuale në Kodin Penal.

DOBRILLA KACARSKA KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE

“Nëse gjyqtarët do të kishin marrë aktgjykime për të gjitha ato çështje, dyshoj se do të kishte pasur ndryshime të tilla në kodin penal. Sipas këtyre ndryshimeve, sipas asaj që kam lexuar në media, meqenëse nuk i punoj ato çështje, sigurisht që shumica e këtyre çështjeve që janë në Gjykatën Penale do të vjetërsohen.

Duke iu referuar rasteve të saj si gjyqtare në Gjykatën Penale, Kacarska tha se ka pasur disa lëndë nga PSP-ja dhe në të njëjtën kohë është duke punuar në rastin e sulmit në Kuvend.

DOBRILLA KACARSKA KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE

“Të gjitha çështjet e mia jo vetëm që kanë përfunduar ligjërisht, por janë përfunduar edhe me mjete të jashtëzakonshme juridike dhe në Gjykatën Supreme dhe aty janë vërtetuar aktgjykimet, prandaj thashë, nëse gjyqtarët do të kishin marrë aktgjykime në ndërkohë, unë dyshoj se do të kishim ardhur në një situatë që të kishim ndryshime në Kodin Penal”.

E pyetur se cili është qëndrimi i saj që këto ndryshime janë bërë në mënyrë të shpejtë dhe disa nga ligjet madje edhe zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues ka ngecur në komisione, Kacarska u përgjigj se ishte e habitur. “Jam vërtet e habitur se si u miratua ky ligj pa asnjë pengesë edhe nga opozita dhe nga ana tjetër, prej dy vitesh e prej disa muajsh gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zgjidhen. Që do të thotë se ku ju konvenon politikanëve, nuk ka pengesa, kështu shkon, atje ku duan të bëjnë obstruksione e bllokojnë edhe shtetin”, deklaroi Kacarska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like