(VIDEO) Kryetari i Sindikatës së Pavarur Afrim Muça do ta padisë drejtorin, pasi e akuzoi për bombën

by admin
Spread the love

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Vozitësve të NTP-së, Afrim Muça, deklaroi se ka marrë kërcënime verbale nga ushtruesi i detyrës, drejtori i NTP-së, Aleksandar Stojkovski. Muça tha se Stojkovski e ka akuzuar se është fajtor për incidentin me raportin për bombë në autobusin e NTP-së.

AFRIM MUÇA, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË VOZITËSVE TË NTP-SË

“Erdhëm në orën 7:30 së bashku me kolegët pas raportimit të bombës. Sapo arrita, pata një incident të vogël me drejtorin Aleksandar Stojkovski, i cili më akuzoi publikisht para zyrtarëve këtu se unë jam përgjegjës për gjithë situatën që ndodhi sot, se jam bombardues. Nesër do të bëj një denoncim se nuk kam asgjë me rastin”.

Drejtori i NTP-së Aleksandar Stojkovski deklaroi se ku ka pasur kërcënime të tilla. Ai tha se do të pres denoncimin për të kuptuar se për çka bëhet fjalë.

ALEKSANDAR STOJKOVSKI, DREJTOR I NTP-SË

“Të them sinqerisht, nuk jam i befasuar nga deklaratat e tij, ku prej që unë e di që ai është në sindikatë çdo herë ka vepruar kështu me kërcënime të tilla. Do të shohim kur të arrijë denoncimi se për çfarë më fajëson, diçka të tillë unë nuk kam thënë. Nuk ka pasur deklaratë të tillë, nuk ka pasur fajësim të tillë, do të shohim, le të dalin edhe dëshmitarët.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Vozitësve të NTP-së, Afrim Muça lidhur me qarkullimin e autobusëve tha  se se autobusët do të qarkullojnë pas kontrollit nga zyrtarët e MPB-së, por sigurisht jo nesër nëse nuk marrin paga deri  pasdite.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like