VIDEO/ Kryendeshja e Premier Ligës mbyllet pa fitues. Liverpuli ndal vrullin e Mançester Sitit. Shënuan Haland dhe Arnold

by admin
Spread the love

Liverpuli kishte 7 vite që nuk fitonte në “Etihad” ndaj Mançester Sitit dhe skuadra e Klopit ëhstë e detyruar sërish të presë edhe një vit për ta thyer këtë tabu. Ndeshja e sotme mes dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1. Ku të parët shënuan vendasit me Haland në minutën e 27-të. 10 minuta para mbylljes së kohës së rreglt Liverpuli barazon me golin e Arnold.

gdfhg

Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte se trajneri Pep Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes, ndërsa Klop i bëri të pesë zëvendësimet që kishte në dispozicion. Pas kësaj ndeshje Siti provizorisht është i pari me 29 pikë dhe pas tyre vjen Liverpuli me 28 pikë.

MANÇESTER SITI 1-1 LIVERPUL

27′ Haland/ 80′ Arnold

NGJARJET KRYESORE

85′ Dy zëvendendësime te Liverpul. MekAlister dhe Nunjez kanë dalë nga fusha dhe në vend të tyre janë aktivizuar Eliot dhe Endo.

80’ Salah shërben për Arnold, i cili në hyrje të zonës gjuan fort dhe shënon dhe rezultati barazohet në shifrat 1-1. (VIDEO)

72′ Nunjez merr një pasim diagonal, shpërthen në zonë dhe gjuan drejt krahut të djathtë të portës. Megjithatë, Ederson është i pozicionuar mirë de e nxjerr topin jashtë loje. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Sitit!

45’+1′ Szoboszlai gjuan nga distanca drejt këndit të poshtëm të majtë, por Ederson ishte vigjilent dhe bëri një pritje të rehatshme. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Foden merr një pasim të përsosur në qendër të fushës, rreshton topin dhe shkarkon një goditje të fuqishme drejt këndit të poshtëm të djathtë. Përpjekja e tij nuk arrin të befasojë Alison, i cili bën një pritje të bukur. (VIDEO)

36′ Nunjez merr një pasim të saktë brenda zonës dhe realizon një goditje drejt shtyllës së majtë, por Ederson e dërgon topin jashtë fushës. (VIDEO)

27′ GOOOL MANÇESTER SITI 1-0/ Pas një pasimi spektakolar të Natan Ake, Erling Haland lëshon predhën drejt portës së Alison duke zhbllokuar shifrat. (VIDEO)

16′ Darvin Nunjez tenton të shënojë me kokë pas një krosimi të saktë në zonë, por Ederson bën një pritje fantastike. (VIDEO)

11′ Foden dërgon një kërcim drejt portës, por portieri është aty për ta ndaluar atë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

You may also like