(VIDEO) Kryeministri nuk do të takohet me opozitën nëse bisedohet vetëm për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe një herë ka hedhur poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sidomos tani kur vendi gjendet në vit krizash. Madje Kovaçevski nuk dëshiron as të takohet me opozitën nëse kjo është kërkesa e tyre e vetme për bisedime. Ai thotë se pavarësisht presionit dhe strategjisë që e paralajmëroi Hristijan Mickoski për të shkaktuar zgjedhje, vendi do të shkojë në zgjedhje të rregullta parlamentare në vitin 2024.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk jam njeri që u nënshtrohet presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve. Nëse pika e vetme për të cilën opozita kërkon të bisedojë është zgjedhjet e parakohshme, atëherë nuk do të ketë një takim të tillë. Dua të përsëris se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024. Në këtë moment Maqedonisë së Veriut i duhet lidership dhe përgjegjësi për tejkalimin e sfidave që i kemi në këtë vit krizash, siç është kriza energjetike e cila është krizë e gjithë Evropës, pastaj edhe kriza shëndetësore dhe inflacioni i çmimeve”.

Kovaçevski komentoi edhe kritikat e opozitës për bisedime jotransparente me Bullgarinë. Sipas tij, Qeveria gjithmonë ka qenë e hapur për bisedimet që po zhvillon me palën bullgare dhe siguron se ato janë brenda kornizave të Rezolutës së përbashkët në Kuvend dhe vlerave evropiane.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
 “Edhe unë edhe kryeministri Petkov në paraqitjet tona pas takimeve i publikojmë detajet e bisedimeve dhe mund të ju siguroj se e gjithë ajo që flitet është në frymën e Rezolutës së miratuar në Parlamentin tonë dhe në frymën e vlerave evropiane. Kuptohet, në gjithë këtë proces është përfshirë edhe Komisioni Evropian sepse në fund të fundit korniza negociuese duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe në bazë të kësaj Maqedonia e Veriut ta marrë datën për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”.

Sa i përket thirrjeve të VMRO DPMNE-së për unitet nacional sa u përket interesave shtetërore, Kovaçevski tha se pikërisht VMRO DPMNE nuk ka pranuar asnjë nismë të tillë. /SHENJA/

 


You may also like