(VIDEO) Kryeministri: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë nga 1 janari

by admin
Spread the love

Duke marrë parasysh përllogaritjet e dorëzuara në KRRE, si dhe llogaritjet e bëra nga pjesëmarrësit e tjerë në tregun e energjisë, sipas analizave fillestare nuk do të ketë goditje çmimi për qytetarët, veçanërisht për ata nga blloku tarifor i parë dhe i dytë, këta janë qytetarët që kursejnë më shumë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski për ndryshimin e mundshëm të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari 2023.

DIMITAR KOVAÇEVSKI KRYEMINISTËR

“Këta janë qytetarët që kursejnë më shumë dhe konsumojnë më pak energji elektrike. Në bllokun e tretë tarifor do të ketë një ndryshim të vogël të çmimit, ndërsa në bllokun e katërt tarifor do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Në fund do të marrim një çmim që si më parë do të jetë një nga më të mirët në rajon dhe më gjerë”.

Kovaçevski i pyetur për institucionet që nuk kanë paguar energji elektrike tha se qevira ka miratur rishpërndarjen e mjeteve nga buxheti shtetëror që tu paguhet energjia elektrike e papaguar institucioneve më të rëndësishme në vend.

DIMITAR KOVAÇEVSKI KRYEMINISTËR

“Rishpërndarja është miratuar në qeveri, në atë rishpërndarje mjetet që kanë qenë në dispozicion, aty ku nuk janë harxhuar apo aty ku nuk e kemi pa të arsyeshme të shpenzojmë në kohë krize. Ajo që i takon energjisë elektrike që numër i madh i institucioneve kanë borxhe të pa paguara, këto borxhe do të paguhen me rishpërndarjen e mjeteve nga qeveria. Para se gjithash i referohet institucioneve shëndetësore dhe institucioneve të tjera vitale”.

Kryeministri Dimitar Kovaçeski tha se qeveria ka bërë këtë rishpërndarej të mjeteve për shkak të mosndërprerjes së punës të institucioneve të rëndësishme kur çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë është 10 herë më i lartë në krahasim me çmimin para krizës ekonomike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like