(VIDEO) Kryediplomati bullgar: Maqedonia e Veriut nuk mund të hyjë në BE pa i kryer obligimet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian  mund të ndodh kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov, pas takimit të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kondov ka biseduar me Osmanin dhe të dy kanë biseduar për deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili ditë më parë nga Rejkjavik ka theksuar se diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë është i ngjashëm me atë që përdor Rusia ndaj Ukrainës.

IVAN KONDOV, MINISTËR I JASHTËM I BULLGARISË

“Biseduam shumë shkurt. Biseduam për çështjet që na interesojnë. Ai u përpoq të shpjegonte se fjalimi i kryeministrit de fakto kishte të bënte me politikanë të veçantë dhe jo në parim me politikën e Bullgarisë, por unë e pyeta pse përmendet Bullgaria në këtë situatë dhe jo politikani konkret”

Përndryshe, në takim, disa nga ministrat evropianë për punët e jashtme këmbëngulën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas shefit të diplomacisë bullgare, për të ndodhur kjo, siç thotë ai, fillimisht Shkupi duhet t’i përmbushë obligimet e veta. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like