(VIDEO) Kriza energjetike, Odat ekonomike të pakënaqura nga Qeveria

by admin
Spread the love




Shtabi i krizës i Odave ekonomike sot sërisht ka realizuar takim urgjent. Tema ishte kriza energjetike dhe problemet me kostot e larta të energjisë elektrike. Më herët oda i ka dhënë ultimatum qeverisë që të miratojë një paketë masash kundër krizës, në të kundërt paralajmëruan se rreth 20 për qind e kompanive do të mbyllen dhe do ti pushojnë nga puna punonjësit.

Por pas mbledhjes së djeshme në qeveri, komuniteti i biznesit e vazhdoi edhe 7 ditë afatin e qeverisë për të kompletuar pakon. Mbledhja e këshillit ekonomik përfundoi pa masa dhe zgjidhje konkrete.

Është paralajmëruar rritje e prodhimit të energjisë elektrike nga SHA EMV me 25%, si dhe përpjekje për sigurimin e energjisë elektrike me çmim më të ulët në bursë, për të cilën tashmë janë duke u negociuar me disa shtete.

Në lojë është sërish përfshirja e termocentralit TETO, ku prodhimi i tij do t’i ofrohej sektorit privat me një çmim fiks, sipas lëvizjes së çmimeve të gazit në bursë. Por për këto zgjidhje duhet sa më parë të votohet ligji për huamarrje në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 100 milionë eurosh, me të cilën do të siguroheshin mjete likuide me një normë interesi jashtëzakonisht të favorshme, si dhe për funksionimin e EMV-së në kushtet e krizës.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like