(VIDEO) Kriza energjetike, mbi 7000 vende pune në industri janë në rrezik

by admin
Spread the love

Kolapsi i energjisë kërcënon të lërë 7,000 deri në 9,000 punëtorë të industrisë rrugëve, deklaroi Igor Gjerasov, kryetar i Sindikatave të Industrisë, Energjisë dhe Minierave. Ai tha se kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV. Gjerasov për Radio Evropa e lirë tha se si sindikatë kanë paraqitur kërkesa që Qeveria të subvencionojë kompanitë që janë më të prekura nga kriza energjetike në këtë periudhë të vështirë. Ai shtoi se kompanitë që nuk janë të tregun e rregulluar, deri në 31 dhjetor  do të qëndrojnë në tergun e lirë.

Igor Gjerasov, kryetar i Sindikatave të Industrisë, Energjisë dhe Minierave

“Këto kompani që nuk janë në tregun e rregulluar deri më 31 dhjetor do të qëndrojnë në tregun e lirë dhe nga 1 janari 2023 do të mendojnë se çfarë do të bëjnë më tej. Mund të them se këto kompani janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë, që do të thotë se si subvencionimi ashtu edhe kërkimi i energjisë elektrike në tregun e lirë në këto kohë të vështira do të jetë i vështirë”

Gjerasov sqaroi se aktualisht dy kompani nga sektori i tyre janë në pushim të detyruar,  ajo është kompania Euronikel me rreth 850 punëtorë dhe miniera e bakrit dhe e arit Borov doll – Buçim Radovish, ku ka  diku rreth 720-730 punëtorë.

Igor Gjerasov, kryetar i Sindikatave të Industrisë, Energjisë dhe Minierave

“Kjo  do të thotë se diku rreth 1500 punonjës  konkretisht 70 %, që nuk do të thotë se vendet e tyre janë në rrezik, ligji e lejon këtë dhe kompanitë i dërguan punëtorët me pushime të detyruara në këtë periudhë të vështirë. Euronikeli është në pushim të detyruar deri më 15 dhjetor, ndërsa Borov doll deri më 1 dhjetor”.

I pyetur se për çfarë fatura bëhet fjalë  në raport me të kaluarën Gerasov tha se shifra më e madhe për energjinë elektrike është e kompanisë Euronikel. Me këtë çmim të energjisë elektrike, nëse Euronikel punon me kapacitet të plotë, do të shpenzonte rreth 40 mijë euro për vetëm një orë. Menaxhmenti dhe i gjithë stafi drejtues në kompani në takimin që patëm thanë se ishte ekonomikisht jo-profitabile, tha Gerasov.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like