(VIDEO) Kreu i Rregullatorit: Çmimi i energjisë elektrike më i liri në Evropë

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit Rregullator  të Energjetikës, Marko Bislimoski, tha se Maqedonia e Veriut aktualisht ka Energjinë elektrike ndër më të lirat në Europë, gjegjësisht ne jemi më të shtrenjtë vetëm se Serbia. Në një intervistë për TV Sitell, ai tha se  me vendosjen e tarifës së lirë ditore do të bëhemi vendi me çmim më të lirë të energjisë elektrike.

Makro Bislimovski, kryetar i KRRE

 “Kur të vendoset tarifa e lirë ditore, jam i sigurt se do të kemi çmimin më të lirë të energjisë elektrike për amvisëritë në Evropë. Nuk mund të gjesh një vend tjetër që përpiqet të ndihmojë qytetarët e tij në këtë mënyrë. Qytetarëve do t’u duhet më së shumti energji kur të nisë sezoni i ngrohjes në vjeshtë. Me këtë po i dërgojmë sinjale EMV-së dhe EVN Home që të blejnë energji në periudhat kur është më e lirë”.

Bislimoski sqaroi se në vitin 2012 tarifa e lirë u hoq me urdhër të qeverisë së atëhershme.

Sipas tij, duhet një ndryshim i plotë në mënyrën se si shteti do t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për qytetarët, veçanërisht për konsumatorët më të rrezikuar.

Makro Bislimovski, kryetar i KRRE

 “Për këtë është e nevojshme të shkarkohen të dhëna nga DAP për sasinë e të ardhurave dhe ata me të ardhurat më të ulëta të marrin sa më shumë ndihmë. Unë besoj se lista duhet të rritet. Fakti është tani që subvencionet e marra për energji elektrike përfundojnë tek të gjithë qytetarët. Ne kemi nevojë për një dallim të qartë se kush duhet ndihmuar dhe kush nuk duhet ndihmuar”.

Tarifa e lirë ditore për amvisëritë, siç konfirmoi, do të fillojë nga 1 dhjetori i këtij viti dhe do të jetë në periudhën prej orës 13 deri në orën 15. Sipas vendimit të Komisionit rregullator të energjetikës nga një korriku kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të energjisë. Po ashtu edhe TVSh-ja është kthyer 18 %, nga 10% sa ishte gjatë kohës së krizës.  /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like