(VIDEO) Kreu i KRRE: Do të jetë luks për ne nëse heqim dorë nga gazi rus, 100% varemi prej tij

by admin
Spread the love

Aktualisht, vendi 100 për qind të nevojave të gazit natyror i siguron nga Rusia dhe është 100 për qind i varur, ashtu si Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, kështu që nuk mund ta përballojmë luksin e heqjes dorë nga gazi rus. Kështu u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të eneregjetikës, Marko Bislimovski.

 Marko Bislimoski, kryetar i KRRE

“Qëndrimi im personal është se ne nuk kemi një luks të tillë të heqim dorë nga gazi natyror. Kemi një sezon ngrohjeje në vazhdim dhe nëse heqim dorë duhet të ngrohemi me mazut. Gjithashtu, gaz natyror përdorin të gjitha kompanitë që kryejnë eksportet më të mëdha në vend. Kjo situatë do të përbënte një problem serioz për funksionimin e këtyre kompanive. Prandaj mendoj se në këtë moment nuk mund të heqim dorë nga gazi natyror, sepse realisht nuk besojmë se ka alternativë dhe nuk mund të ketë alternativë në këtë moment”

Bislimovski për Tv Tellma tha se heqja dorë nga gazi natyror rus, do të shkaktojë goditje të rëndë për ekonominë e vendit tonë.

Marko Bislimoski, kryetar i KRRE

 “Bashkimi Evropian do të duhet të ndihmojë në këtë rajon. Nëse kemi probleme me gazin natyror do të duhet të gjejmë një mënyrë për të na ndihmuar. Besoj se arsyeja do të mbizotërojë dhe do të vazhdojë furnizimi i gazit natyror. Në këtë pikë furnizimi me gaz natyror është i qëndrueshëm dhe po vjen pa probleme. Punojnë TE-TO, BEG dhe të gjitha kompanitë tjera”

Ai theksoi se nuk guxon të parashikojë çmimin e gazit se sa do të jetë në të ardhmen.

Marko Bislimoski, kryetar i KRRE

 “Bursat, sidomos ato energjetike në muajt e fundit, janë të ndjeshme ndaj çdo deklarate dhe çdo ditë ndryshojnë qoftë larë ose poshtë dhe është shumë e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Të martën çmimi i gazit ka shkuar deri në 3.000 dollatë, tani ka rënë për 50 deri 60 për qind”

Bislimovski shtoi se vendi, 80 deri 90 për qind të derivateve të naftës i siguron nga Greqia. Prandaj, siç tha beson se furnizimi do të jetë i qëndrueshëm, edhe pse Greqia ka edhe pak naftë ruse. Nëse Greqia ka probleme do të ketë edhe vendi ynë, por sipas tij situata për momentin është stabile.

Po ashtu  edhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani, tha për   “Makfaks” se vendi është i varur tërësisht nga gazi rus, megjithatë vendimet do të jenë të koordinuara me Bashkimin Europian.

BUJAR OSAMNI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Ne jemi tërësisht të varur nga gazi rus, shtëpitë tona nuk janë të lidhura me gaz, por e varur është industria, për shembull ngrohja qendrore e Shkupit. Por vendimet tona janë në koordinim me BE.

Sipas Osmanit Rusia nuk ka kapacitet ekonomik që të rrezikoj botën, por mund të sjellë vetëm çrregullim. Ai thotë se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATOS-s ka qasje tek të gjitha informacionet dhe për momentin nuk ka ndonjë informacion  se ka kërcënim për rajonin.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

You may also like