(VIDEO) Krerët shtetërorë urojnë shqiptarët për “Ditën e Alfabetit”

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se ka respekt për gjuhën shqipe. Në Akademinë Solemne me rastin e 114 vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kovaçevski deklaroi se gjuha shqipe nuk është gjuha e tij amtare, por është gjuha e vëllezërve të tij. Sipas Kovaçevskit, pranimi i gjuhëve në shtet është vlerë evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Jam këtu para se të gjithash, i vetëdijshëm se sa gjuha maqedonase dhe alfabeti kanë rëndësi për mua dhe çfarë nderi kam kur pranohet gjuha ime, për këtë të njëjtin nder e tregoj çdo herë dhe për çdo gjuhë që nuk është gjuha e ime anëtare. Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, me të cilin do të kuptohemi, por është pjesë e identiteti tonë dhe e kodit tonë gjenetik. Vepra e miratimit dhe respektimit të gjuhëve tregon një mënyrë evropiane, civilizuese dhe përparuese të funksionimit në botë”

Presidenti Stevo Pendarovski është shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumëgjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”

Kryetari i Kuvendit  Talat Xhaferi, deklaroi se Kongresi i Manastirit ishte tubimi që e miratoi produktin më të çmuar. Ai tha se Kongresi  para 114 vjetëve, ishte tubimi që  na dha Alfabetin e njësuar.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT  

“Alfabeti me të cilin lindi dhe e filloi rrugëtimin e vet lufta kombëtare e pavarësimit kulturor në rrafshin botëror dhe mbështetje e fortë e identitetit kombëtar dhe e pavarësimit politik të popullit shqiptar”

Xhaferi deklaroi se me këtë datë lindi dhe e filloi rrugëtimin e vet lufta kombëtare e pavarësimit kulturor në rrafshin botëror dhe mbështetje e fortë e identitetit kombëtar dhe e pavarësimit politik të popullit. /SHENJA/

You may also like